HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E KOBLENZ GJERMANI MOBILITY

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER)

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin Koblenz, Gjermani (https://www.hs-koblenz.de/en/home).

 

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•      Bachelor;

•      Master.
 

Numri i kuotave:

•      2 studentë për nivelin bachelor dhe master.
 
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit;

 

Afati i aplikimit:  2 Nëntor 2023.
 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Koblenz, Gjermani:

 

–          Vërtetim i notave (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze.

 

Kriteret për aplikim:
 

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 /muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

en_USEnglish