Thirrje për bursat e shkëmbimit studentor Erasmus+ me Universitetin Powislanski në Poloni.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit ERASMUS+, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024, në Universitetin Powislanski në Poloni.  

www.powislanska.edu.pl  

 

Nivelet e mobilitetit për studentet:

  • Bachelor

Numri i kuotave:

  • 2 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

 

  • Faculty of Business 
  • Fakulteti i Studimeve Profesionale (Infermieri)

 

Afati i aplikimit:  31 Tetor 2023.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë  në Universitetin Powislanski  në Poloni:

 

–          Kopje e pasaportës;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;

–  Performancë të mirë akademike.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 700 euro në muaj, 275 Euro Transporti. 

 

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën denisamerhadi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 321, Universiteti “Aleksandër Moisiu”  L.1 Rruga Taulantia, Durrës.

en_USEnglish