3-4 Qershor 2024, u organizua në ambjentet e “Cracow University of Technology” në Poloni takimi i radhës i TIG për “Digital Transformation” si pjesë e STARS EU

Në datat 3-4 Qershor 2024, u organizua në ambjentet e “Cracow University of Technology” në Poloni takimi i radhës i TIG për “Digital Transformation” si pjesë e STARS EU.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga 9 universitetet partnere të kësaj aleance ku Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës u përfaqësua nga lektorë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit.

Në këtë takim u diskutua për unifikimin e kurrikulave, ofrimin e programeve të përbashkëta si dhe aplikimin për projekte ndërkombëtare në fushën e dixhitalizimit si dhe përfshirjen e UAMD-së në BIP-s që do të ofrohen gjatë vitit akademik 2024-2025.

This will close in 0 seconds

en_USEnglish