Në maj 2025, Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Durrësit do të organizojë një panel diskutimi studentor me studentët e Masterit Profesional dhe Akedimik të Arsimimit (MPAP), mbi temën “Etika e Komunikimit dhe Mësuesit e së Ardhmes”. Ky panel do të trajtojë rolin e etikes në komunikimin mes mësuesve dhe nxënësve, si dhe rëndësinë e përdorimit të komunikimit të ndershëm dhe efektiv për ndihmën e zhvillimit të mjediseve të shëndetshme mësimore. Diskutimi do të përqendrohet në aftësitë që mësuesit e ardhshëm duhet të zhvillojnë për të ndihmuar në krijimin e marrëdhënieve të respektit dhe besimit me nxënësit, duke përdorur komunikimin si një mjet të fuqishëm për përmirësimin e procesit edukativ. Pjesëmarrësit do të mund të ndajnë ide dhe përvoja për sfidat e mundshme në këtë fushë dhe të eksplorojnë praktika më të mira.