Turizëm Arkeologjik

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Bachelor në Menaxhim Turizëm me profil Menaxhim Turizëm Arkeologjik bën të mundur pajsjen e studentëve me kompetenca dhe metoda menaxhuese të pasurisë arkeologjike në trevat shqiptare.  Ky program studimi ka në fokus transmetimin e njohurive teorike dhe praktike tek studentët që të përballojnë çdo sfidë në tregun aktual të punës. Kurrikula e programit “Menaxhim Turizëm Arkeologjik” është  e pasur me module nga autorë shqiptarë dhe të huaj të cilët janë ekspertë të arkeologjisë shqiptare dhe trashëgimisë arkeologjike shqiptare. Qëllimi kryesor i këtij program studimi është të nxjerrë në treg profesionistë me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e nevojshme në fushën e menaxhimit të siteve arkeologjike, parkut arkeologjik, ansamblit kulturor, monumenteve te kultures, artefakte arkeologjike, muze dhe ansamble muzeale.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi kryesor i programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Turizëm Arkeologjik”, është të aftësojë studentët në njohjen, interpretimin, ruajtjen dhe rijetësimin e siteve arkeologjike, parqeve arkeologjike dhe artefakteve arkeologjike. Ky program studimi është projektuar për:

  • Promovimin e aftësive të pavarura kritike dhe vlerësuese, dhe kuriozitetin intelektual për një të mësuar që zgjat gjithë jetën.
  • Promovim të ndërveprimit analitik dhe kreativ me teorinë, hulumtimin dhe praktikën.
  • Aftësimin e studentëve në njohjen, interpretimin e siteve arkeologjike, parqeve arkeologjike e artifakteve arkeologjike, në menaxhimin e promovimin e trashëgimisë arkeologjike.
  • Zgjerimin e njohurive me teknikat e diagnostikimit të trashëgimisë arkeologjike, për rijetësimin dhe mbrojtjen e saj, me qëllim forcimin e  rolit  edukativ përmes  vlerave  kombëtare .
  • Përgatitjen e operatorëve turistikë, të aftë për të hartuar dhe realizuar paketa turistike që promovojnë denjësisht trashëgiminë arkeologjike shqiptare, si një pasuri me vlera kombëtare dhe mesdhetare.
  • Pajisjen e studentëve me kriteret metodologjike për të rivlerësuar turizmin arkeologjik si një veprimtari me rreze të gjerë veprimi brenda dhe jashtë vendit tonë.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program studimi ofron njohuritë e duhura për studentët që ata të të kenë mundësi punësimi në degët rajonale të kulturës kombëtare në sektorin publik, pushtetin vendor ashtu edhe në sektorin privat, atë të drejtimit të ndërmarrjeve turistike rajonale dhe kombëtare dhe sipërmarrje turistike.  Gjithashtu, përfundimi me sukses i këtij programi studimi ju ofron studentëve mundësi studime të mëtejshme në Master profesional dhe / ose Master shkencor.