Përshkrimi i Programit:
Studimi i Shkencave Ekonomike është një proçes i vazhdueshëm dhe dinamik i orientuar drejt politikave ekonomike dhe implementimit të tyre. Funksionimi i një ekonomie varet nga sjelljet dhe zgjedhjet e bëra nga agjentët ekonomikë dhe ndërveprimi i tyre me njëri-tjetrin. Duke vepruar në kushtet e pamjaftueshmërisë së burimeve dhe pasigurisë, gjithnjë e më shumë, agjentët ekonomikë duhet të marrin vendime për situata të ndryshme, jo të hasura në të kaluarën. Prandaj, arritja e objektivave ekonomikë, mirëfunksionmi i tregjeve dhe zgjedhja e politikave të duhura ekonomike kërkon një shkallë të lartë njohurish nga ekonomistët e ardhshëm. Nëpërmjet këtij programi studimi synohet që studenti të arrijë të njihet me konceptet bazë të ekonomiksit, instrumentave përkatës dhe përdorimit të tyre në mënyrën më optimale të mundshme. Ky program ofron njohuri për një gamë të gjerë të problemeve individuale dhe shoqërore që lindin nga nga mospërputhja midis kërkesës për mallra dhe shërbime dhe ofertës së kufizuar të burimeve për të kënaqur këto kërkesa dhe jep me qasje të veçantë ekonomike zgjidhjen e tyre. Në këtë program studentët fitojnë njohuri teorike dhe praktike për tregjet, tregtinë, biznesin, politikat qeveritare, çështjet ndërkombëtare, globalizimin, zhvillimin, të nevojshme për të konkurruar në një treg pune shumë të ashpër ku mospërputhja mes ofertës dhe kërkesës për punë është shumë e madhe.
Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.
Pse duhet të studioni në këtë program?
Ky program studimi është i projektuar për të transmetuar tek studentët njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të analizuar në mënyrë të suksesshme problematikat e shfaqura si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, duke i udhëhequr ata drejt arritjes së objektivave të dëshiruara.
Objektivi kryesor i Programit të Ekonomiksit është që t’u ofrojë studentëve njohuri për mendimin ekonomik bashkëkohor si dhe t’i ndihmojë ata që të kuptojnë rolin e institucioneve ekonomike në shoqërinë bashkëkohore. Për më tepër, ky program synon të përgatisë studentët që:
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve
Programi Bachelor në “Shkenca Ekonomike” ofron njohuri të mira në fushën e ekonomisë duke rritur mundësitë për karrierë profesionale. Me anë të zhvillimit të aftësive teknike, ndërpersonale dhe konceptuale ky program bën të mundur punësimin e të diplomuarve në institucione publike dhe private të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme. Shkencat Ekonomike hapin një sërë mundësish të të bërit karrierë pasi studentët mund të eksperimentojnë në drejtime të ndryshme. Ata mund të punësohen nëpër banka, agjensi konsulence, të merren me analiza dhe parashikime dhe tregëti ndërkombëtare.