Fakulteti i Edukimit mirëpret delegacionin nga Universiteti i Nitrës, Slovaki

Në datën 5 Korrik 2023, Dekania e Fakultetit të Edukimit, Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ Durrës, mirëpriti në ambientet e Fakultetit të Edukimit, delegacionin nga Universiteti i Nitrës, Slovaki, ‘Constantine The Philosopher’, me përfaqësues Zv.Rektoren për Anën Institucionale, Prof.As.Dr. Martina Pavlikova dhe stafin akademik nga Fakulteti i Arteve, Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Profesor Zdenka Gadusova, Profesor Eva Stranovska, Profesor Roman Kralik.

Në kuadër të ndërkombëtarizimit, u diskutua mundësia e programeve të dyfishta, shkëmbimi i studentëve dhe/ose stafit akademik në kuadër të Programit Erasmus +,  si edhe

shkëmbimi i përvojave midis kolegëve të Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Arteve për bashkëpunime për punime/artikuj të indeksuara në Scopus ose WOS.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian