Rektorati

Prof. As. Dr. Sokol Pacukaj

Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor

Biografia

Sokol Pacukaj ka lindur në Tiranë dhe ka kryer studimet e larta në Universitetin e Romës “La Sapienza” në vitet 2002-2006 në “Shkenca Komunikimi dhe Sociologji”. Në vitet 2006-2008 përfundon me pikë maksimale studimet Master ne “Inovacion dhe Zhvillim” në Universitetin La Sapienza në Romë. Po në këtë Universitet përfundon me sukses edhe studimet e Doktoraturës në vitet 2008-2011.

Z. Pacukaj është lektor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” prej vitit 2009. Në shkurt të vitit 2015 merr titullin Profesor i Asociuar i dhënë nga Universiteti i Elbasanit “Aleksander Xhuvani”. Pacukaj është lektor dhe anëtar i Senatit Akademik ne Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Prof. Pacukaj ka publikuar një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë ne revista ndërkombëtare si edhe ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare në Shqiperi dhe jashtë saj. Ka  publikuar gjithashtu një monografi në Itali me titull “Albania, Antropografia degni anni ’20”  si edhe nje tekst universitar me titull “Metodologjia dhe teknikat e kërkimit social”. Është anëtar i bordit shkencor të disa revistave shkencore ndërkombëtare dhe koordinator i Qendrës Mesdhetare për Studime Sociale me qendër në Romë.

Edukimi

  • Bachelor, Shkenca Komunikimi dhe Sociologji, Universiteti i Romës "Sapienza" (2002-2006)
  • Master Shkencor, Inovacion dhe Zhvillim, Universiteti i Romës "Sapienza" (2006-2008)
  • Doktoraturë, Universiteti i Romës "Sapienza" (2008-2011)

Publikime

  • Albania, Antropografia degni anni ’20
  • Metodologjia dhe teknikat e kërkimit social

Dr. Renata Tokrri

Zv. Rektori për Çështjet Mësimore

Biografia

Dr. Renata Tokrri ka përfunduar Studimet Doktorale në vitin 2015 pranë Departamentit të së Drejtës Publike në Universitetin “Tor Vergata” në Romë. Në vitin 2010 ka përfunduar studimet e larta Master i Shkencave i Integruar në Drejtësi në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Gjithashtu ajo zotëron dy Diploma Post Master, në “Kriminologji dhe Kriminalistikë” dhe në “Jurist Ndërkombëtar”, të mbrojtura në Universitetin Castel Sant’Angelo, në Romë.

Nga viti 2016 ajo është angazhuar si Lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Drejtësisë në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Aktiviteti i saj kërkimor është përqendruar në fushën e së drejtës kushtetuese. Ajo është autore dhe bashkë-autore e disa publikimeve në revista shkencore, konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Edukimi

  • Master i Shkencave i Integruar në Drejtësi, Universiteti i Romës "Sapienza" (2010)
  • Post Master, Kriminologji dhe Kriminalistikë, Univeristeti i Romës "Castel Sant’Angelo"
  • Post Master, Jurist Ndërkombëtar, Univeristeti i Romës "Castel Sant’Angelo"
  • Doktoraturë në Drejtësi Publike, Universiteti i Romës "Sapienza, 2015

Publikime

  • Tokrri, Simbolet fetare ne institucionet publike ne Itali: nje krahasim me situaten shqiptare, në Optime, 2014.
  • Tokrri, From tolerance to the secular State in Italy, Academic Journal of Interdisciplinary Studies, ISSN 2281-4612 (ON LINE) ISSN 2281-3993 (PRINT). 2015, fq. 51-62

Prof. As. Dr. Eva Teqja (Allushi)

Zv. Rektori për Marrëdhëniet Institucionale

Biografia

Eva Teqja (Allushi) ka lindur në Tiranë në 1973 dhe ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vitet 1992-1996,  Fakulteti Filologjik, dega “Gjuhë-Letërsi”. Në vitin 2001 ka kryer Masterin Shkencor multidisplinar në “Studime Evropiane” në Universitetin e Tiranës dhe ka mbrojtur temen “Debati mbi të ardhmen e Kushtetutës Evropiane”. Po në këtë Universitet, pas provimit njohës pranë departamentit të Historisë, përfundon me vlerësim maksimal Doktoraturën në Histori, profili Marrëdhënie Ndërkombëtare,  në vitin 2009, me punimin “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”.

Znj. Teqja është lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” prej vitit 2011. Në tetor të vitit 2015 merr titullin Profesor i Asociuar i dhënë nga Universiteti i Tiranës.

Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtuesit të Departamentit te Shkencave Politike  në UAMD.

Prof. Teqja ka publikuar një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë ne revista kombëtare, e ndërkombëtare si edhe ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Ka  publikuar gjithashtu një monografi shkencore me titull “Rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE”, Tiranë 2015. Eshtë autore e teksteve shkollore. Është anëtare e bordit shkencor të disa revistave shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Aktiviteti i saj kërkimor është përqendruar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, historisë dhe komunikimit. Karriera e saj akademike reflekton interesin mbi tranzicionin politik social e ekonomik të Ballkanit Perëndimor, si dhe proceseve integruese që e shoqërojnë atë.

Në 2015-2016, ajo ka qene si kërkuese e ftuar për një vit akademik pranë Divizionit të Zhvillimeve Ndërkombëtare për Rusinë, Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore,  në Universitetin e Wisconsinit, SHBA.

Znj Teqja është autore e shumë artikujve e analizave në të përditshmet kryesore të vendit, me fokus zhvillimet politike ekonomike e sociale në Shqipëri dhe ato integruese në Ballkanin Perëndimor.

Për 11 vjet ka qenë këshilltare pranë Bashkisë së Tiranës.

Edukimi

  • Bachelor, Gjuhë-Letërsi, Fakulteti Filologjik, Universiteti i Tiranës (1992-1996)
  • Master Shkencor Multidisplinar, Studime Evropiane, Univeristeti i Tiranës
  • Doktoraturë në Histori, Profili Marrëdhënie Ndërkombëtare, Universiteti i Tiranës (2009)
  • Profesor i Asociuar, Universiteti i Tiranës (2015)

Publikime

  • Rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE”, Tiranë 2015