Informacion i rëndësishëm rreth Ceremonisë së Diplomimit, Viti Akademik ’21-’22

September 30 @ 5:00 pm - 8:00 pm
Loading Events
  • This event has passed.
DITA E MADHE ERDHI! Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka kënaqësinë t’ju njoftojë se ditën e premte, më datë 30 shtator, 2022, ora 18:00, në Sheshin para Bashkisë së Durrësit, do të zhvillohet Ceremonia e Diplomimit të Studentëve të programeve Bachelor dhe Master për Vitin Akademik 2021-2022.
Ku mund të tërheq uniformën? Uniforma e diplomimit mund të tërhiqet pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme në katin e parë, godina qëndrore Currila, nga e hëna në të premte.
UAMD i mirëpret dhe inkurajon pjesëmarrjet tuaja përmes kanaleve të medias sociale. Hashtag e bëjnë më të thjeshtë ndjekjen e diskutimeve rreth aktiviteteve tona dhe na lejojnë të gjurmojmë performancën e tyre në rrjetet sociale. Ndaj ju lutem të përdorni #UAMD#UAMD22 dhe #UnëJamGati (tema e kësaj ceremonie) kur postoni në Facebook, Twitter, Instagram, TikTok, dhe platforma të tjera. Na ndihmoni të arrijmë një audiencë më të gjerë.
Mos harroni! Ne nuk i druhemi së ardhmes sepse ne jemi e ardhmja, për ç’ka kemi arritur dhe për çfarë do të arrijmë. Ne jemi Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës!

Details

Date:
September 30
Time:
5:00 pm - 8:00 pm
Event Category:

Venue

Sheshi Liria, Durrës