Cikël seminaresh: “Didaktika e shqipes L1 e L2: probleme dhe perspektiva”

08/11/2022 @ 4:30 pm - 20/12/2022 @ 6:30 pm
Loading Events
  • This event has passed.

CSADD (“Qendra e studimeve për të nxënit dhe didaktikat disiplinore”), prane Universitetit te Napolit, drejtuar nga Prof. Anna De Meo, ka përqendruar vëmendjen në disa tematika të lidhura me mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhës shqipe, nëpërmjet një cikli seminaresh me titull “La didattica dell’albanese L1 e L2: problemi e prospettive” (“Didaktika e shqipes L1 e L2: probleme dhe perspektiva”), që do të zhvillohet në gjashtë takime, nga data 7 nëntor deri në 20 dhjetor 2022.

Në këtë event linguistik marrin pjesë tri profesorë të Departamentit të Gjuhës shqipe: Prof.as Dr. Suela Kastrati, Dr Natasha Poroçani dhe Dr. Manjola Zaçellari.

Takimet, të përgatitura nga Anna De Meo dhe Blerina Suta, do të propozojnë reflektime për anë të ndryshme të didaktikës së gjuhës shqipe si, p.sh., mësimdhënia e saj në sistemin shkollor, didaktika e leksikologjisë në fushë të shqipes, mësimdhënia e shqipes si gjuhë e huaj, promovimi i shqipes (edhe aty ku është minoritare) si gjuhë zyrtare etj.

Takimet do të mbahen në distancë (ONLINE), nëpërmjet platformës Microsoft Teams.

Takimi i parë do të mbahet në datën 8 nëntor 2022, nga ora 16:30 në orën 18: 30.

Details

Start:
08/11/2022 @ 4:30 pm
End:
20/12/2022 @ 6:30 pm
Event Category: