Master Profesional

Drejtim i Ndërmarrjeve Turistike

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit të ciklit të dytë Master Profesional „Drejtim i Ndërmarrjeve Turistike“,  u ofron studentëve mundësinë e thellimit  dhe zhvillimit të dijeve si dhe aftësive  praktike e profesionale në fushën e drejtimit të ndërmarrjeve turistike. Ky program studimi ka në fokus njohjen me konceptet klasike të sektorit të turizmit dhe trendet e tij, metodat e menaxhimit të ndërmarrjeve turistike dhe burimeve njerëzore, rëndësinë e komunikimit dhe marketingut, si edhe metodat e menaxhimit të të ardhurave dhe kostove të cilat së bashku me praktikën mësimore pajisin studentin me njohuritë e nevojshme për të konkurruar  në tregun turistik.  Kurikuala e programit të studimit është e pasur me module e literaturë bashkëkohore të autorëve vendas e të huaj.  Ky program studimi synon të formojë nëpërmjet njohurive të nevojshme aftësi e kompetenca tek profesionistët e ardhshëm të fushës së turizmit.

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi kryesor i programit të studimit Master Profesional në “Drejtim i Ndërmarrjeve Turistike”, është që nëpërmjet njohurive teorike e praktike të krijojë aftësi e kompetenca menaxhuese e drejtuese të profesionistëve në fushën e turizmit. Programi i studimit:

  1. U ofron studentëve mundësinë e thellimit  dhe zhvillimit të dijeve si dhe aftësitë  praktike e profesionale në fushën e drejtimit të ndërmarrjeve turistike.
  2. Mundëson njohje me llojet dhe funksionimin e ndërmarrjeve turistike bashkëlidhur me njohuritë menaxhuese dhe marketuese të tyre.
  3. Krijon premisa dhe formon specialiste për drejtimin e ndërmarrjeve turistike
  4. Aplikon praktikën jashtë auditorëve. Pajis studentët me terminologjinë në drejtimin e ndërmarrjeve turistike,  si njohuri të domosdoshme për tregun turistik.
  5. Aftëson me njohuri praktike, dhe instrumenta të nevojshëm për punëzenie në sektorin e turizmit.
  6. Pajis studentët me aftësi për të analizuar turizmin si një proces integrues hapësinor në kontekstin e mobilitetit bashkëkohor.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi i studimit Master Profesional në “Drejtim i Ndërmarrjeve Turistike” ofron njohuri të mira në fushën e turizmit duke rritur mundësitë për karrierë profesionale dhe mundësi punësimi të drejtuesit të ndermarrjeve turistike rajonale e kombëtare. Duke zhvilluar aftësi teknike, ndërpersonale dhe konceptuale bën të mundur punësimin e të diplomuarve në biznese të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme në industrinë e turizmit, si: pranë agjensive turistike të sektorit privat, operatorë të ndryshëm turistikë, organizata e institucione në fushën e turizmit. Përfundimi me sukses i këtij programi studimi ju ofron studentëve mundësi për studime të mëtejshme të thelluara në fushën e turizmit.