Përshkrimi i Programit:
Programi Bachelor në “Shkenca Ekonomike” është pjesë e Ciklit të Parë të Studimeve, organizuar nga Departamenti i Shkencave Ekonomike në Fakultetin e Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Programi ka një kohëzgjatje normale prej 3 vite akademike dhe ofron një total prej 180 kredite europiane (ECTS). Shuma e krediteve të grumbulluara për një vit është 60 kredite.
Ky program është i përshtatshëm për ata që dëshirojnë një bazë të fortë në ekonominë moderne dhe përgatitje për sfidat komplekse të tregut të sotëm ekonomik.
Struktura e Programit
Programi është i organizuar në module të vlerësuara sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS), duke siguruar standarde të larta akademike dhe përputhshmëri me sistemet ndërkombëtare të arsimit.
Pse duhet të studioni në këtë program?
Misioni i programit është të ofrojë një bazë të gjerë njohurish në teorinë ekonomike, analiza sasiore dhe aplikimin e politikave ekonomike. Ky program synon të zhvillojë aftësi të mendimit kritik, analitik dhe kërkimor te studentët, duke i pajisur ata për të analizuar dhe adresuar probleme ekonomike komplekse.
Objektivat kryesore të programit:
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Të diplomuarit në këtë program kanë një gamë të gjerë mundësish punësimi në sektorin publik dhe privat, duke përfshirë:
Studentët mund të kontribuojnë si liderë në sektorë të ndryshëm dhe të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
This will close in 0 seconds